Korenica për Albin Kurtin: Me të marrë mandatin na thoshte, ose kalojeni Kodin Civil ose e çoj vendin në zgjedhje

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Visar Korenica është mandatari i katërt me radhë në Mandat me Memin, episod ky që nesër me fillim nga ora 20:00 do të publikohet në kanalin zyrtar të produksionit Elsa në Youtube.
Në intervistën përkatëse ai foli për shumë çështje, ndërsa kur u pyet rreth zërave që veçse kishin qarkulluar tash e një kohë sa i përket tentimbindjes së Kurtit karshi deputetëve që kundërshtonin Kodin Civil, Korenica shtoi:
“Po, është e vërtetë. Që prej vitit 2021, pra me të marrë mandatin na drejtohej në këtë mënyrë. Ose ma kaloni Kodin Civil, ose e çoj vendin në zgjedhje”, shtoi ndër tjerash ai.