Shpeshherë në vendin tonë, si shkak i mosarritjes së shitjes së prodhimeve bujqësore, bujqit detyrohet t’i hedhin ato si mbeturina.
Për ta evituar këtë, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, po angazhohet ta shtyjë përpara politikën e formimit të korporatave, të cilat do të operojnë edhe në leverdi të bujkut.
Madje, i njëjti, në Sytë 7 në Klan Kosova, kërkon që të gjitha institucionet publike të obligohen që të konsumojnë prodhimet bujqësore vendore. Mënyrë kjo, që do ta ndihmojë dhe fuqizojë bujkun, dhe ai të ndihet i sigurt për shitjen e produktit të tij.
Korenica në Sytë 7, tha se buxheti i vitit 2023 për bujqësinë përfshinë shumë gjëra të mira, meqenëse do të jetë më i larti ndonjëherë, rreth 87 milionë euro. Por, sipas tij, nuk parashihet ende të bëhen sistemet anti-breshër, në mbrojtje të kulturave bujqësore kundër breshrit.
Por Korenica tha se po punohet që të sigurohet primi për produktet bujqësore, dhe rivlerësimi i dëmeve nga fatkeqësitë natyrore.
https://permbledhja.com/komuna-e-rahovecit-mbeshtet-financiarisht-projektet-e-dy-ojq-ve-lokale/