Një vend partner, por jo anëtar i BE-së, u bë sivjet nikoqir i samitit të Procesit të Berlinit.
Ndër arsyet më kryesore pse Londra mori frenat e organizimit të këtij procesi të iniciuar nga Gjermania ishte edhe çështja e migracionit, trajtimin e të cilit kryeministri britanik Keir Starmer e ka në planet e tij qeverisëse.
Prandaj, mbledhja e gjashtë liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, një rajo që po shihet si rrugë tranzitore, i shërbeu edhe këtij qëllimi, raporton Gazeta Express.
Qeveria britanike tha se organizimi i këtij samiti këtë vit nga Mbretëria e Bashkuar bie në planet për ndryshim të kryeministrit britanik meqë përmes këtij Procesi synon të rrisë bashkëpunimin ndërkombëtar për të zvogëluar krimin e rëndë dhe të organizuar dhe migrimin e parregullt përgjatë rrugëve kryesore të tranzitit, të ndihmojë në sigurimin e kufijve të Mbretërisë së Bashkuar dhe të mbajë rrugët e saj të sigurta.
Pas mbajtjes së samitit, në konkluzat që nxori kryesuesi i u tha se”sfidat e përbashkëta si migrimi, siguria dhe rritja kërkojnë përgjigje të përbashkëta”.
“Udhëheqësit ranë dakord që migrimi i paligjshëm dhe krimi i organizuar i imigracionit janë sfida për të gjitha qeveritë në të gjithë Europën. Ballkani Perëndimor ka parë efektet negative të të qenit një rrugë tranziti për migrantët që kërkojnë të vijnë në BE dhe Mbretërinë e Bashkuar. Udhëheqësit njohën rëndësinë e qëndrueshmërisë kufitare në Ballkanin Perëndimor dhe nevojën për bashkëpunim në nivel rajonal. Ata mirëpritën hapat e vazhdueshëm që po ndërmerren nga partnerët e Ballkanit Perëndimor për të harmonizuar regjimet e tyre të vizave me BE-në dhe ranë dakord mbi nevojën për të siguruar që, aty ku ofrohet qasje pa viza për qytetarët e huaj, të ketë masa mbrojtëse efektive për të parandaluar shfrytëzimin e kësaj qasjeje nga individët që kërkojnë të migrojnë më tej në mënyrë të paligjshme”, thotë një ndër pikat.
Mbretëria e Bashkuar mirëpriti marrëveshjen e gjashtë vendeve të rajonit për të marrë pjesë në Task Forcën e Përbashkët për Migracionin (JMTF), duke përfshirë ata që marrin pjesë në mënyrë joformale ose teknike pa paragjykuar qëndrimet ekzistuese mbi statusin dhe duke përdorur formatin e Procesit të Berlinit.
Përmes bashkëpunimit rajonal, JMTF do të trajtojë migracionin e parregullt nga dhe përmes Ballkanit Perëndimor, duke përmirësuar ndarjen e informacionit dhe bashkëpunimin për zbatimin e ligjit, u tha në këto konkluza.
Përfundimet e nxjerra nga samiti po ashtu ua rikujtoi vendeve që kanë shpallë ambiciet e tyre për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian se kjo ndodh bazuar në merita e progres.
“Udhëheqësit ranë gjithashtu dakord për rëndësinë e një progresi të qëndrueshëm, të bazuar në meritë dhe të dukshëm drejt integrimit euroatlantik për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor (ËB6), në përputhje me kriteret përkatëse të anëtarësimit dhe vullnetin demokratik të qytetarëve të WB6”.
Gjithashtu, liderët pjesëmarrës kanë riafirmuan rëndësinë e vlerave dhe bashkëpunimit europian.
“Lufta e vazhdueshme ruse kundër Ukrainës dhe lufta hibride e Rusisë kundër NATO-s dhe BE-së kërkojnë bashkëpunim dhe unitet gjithnjë e më të ngushtë në Europë në mbrojtje të demokracisë, lirisë dhe prosperitetit”.
Samiti i ardhshëm i Procesit të Berlinit u dakordua të mbahet në Mal të Zi.
Nga gjashtë vendet e rajonit vetëm Shqipëria ka mirëpritur një samit të Procesit të Berlinit deri më tani.
Të dyja këto vende janë më të lavdëruarat nga BE dhe më progresistet në rrugën e tyre drejt BE-së.

