Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga shefi i Kabinetit, Ilir Kërçeli dhe këshilltarët, ka pritur sot në takim ambasadorin e zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.
Në takim u bisedua për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, në kuadër të perspektivës evropiane të vendit tonë, përcjell Klankosova.tv.
Konjufca dhe Szunyog u pajtuan për rëndësinë e përkushtimit ndaj stabilitetit rajonal, zhvillimit ekonomik dhe sundimit të ligjit, në kuadër të ecjes në drejtim të aspiratave eurointegruese të Republikës së Kosovës, thuhet në komunikatë.
Kreu i Kuvendit u shpreh se angazhimi parlamentar sa i përket miratimit të ligjeve dhe harmonizimi i tyre me BE-në është gjithnjë në fokus, duke përmendur gatishmërinë institucionale për konsultime sa më të shpeshta për rezultate sa më të mira.
Szunyog e falënderoi Konjufcën për pritjen, duke shprehur gatishmërinë e mëtutjeshme për bashkëpunim të gjithanshëm, sipas nevojave të përmbushjes së synimeve të përbashkëta.