Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka reaguar pas rastit të vrasjes së një gruaje sot në Pejë në bashkëshorti i saj.
Konjufca tha se ajo që është urgjente dhe që duhet të ndodhë është konsolidimi i mekanizmave të sigurisë dhe gjyqësisë, që sipas tij, raste të tilla mos të ndodhin më.
“Meqë shumica e rasteve që po ndodhin në Kosovë, kundër grave dhe vajzave dhe dhuna e tmerrshme e ushtruar ndaj tyre është kryesisht prej personave të cilët edhe më herët kanë pasur raste penale, raste të shkeljeve të rënda dhe sistemi i drejtësisë me shumë lehtësi i liron ata dhe pastaj kjo është parapërgatitje edhe për raste më të rënda, siç ishin rastet e dy vrasjeve këtë javë në Kosovë”, tha Konjufca.
Këtë të martë një grua ka mbetur e vrarë nga burri i saj në Pejë, ku më pas është arrestuar nga policia.
Deri më tani nuk dihen motivet e vrasjes, ndërsa ky është rasti i dytë brenda pak ditësh që një grua vritet prej burri.