Kryetari i Kuvendit,Glauk Konjufca ka theksuar se Kosova nuk e ka më prioritet dialogun me Serbinë. Sipas tij, siguria e Kosovës është prioriteti i parë.
“Tash procesi politik është në rend të tretë, në rend të parë është çështja e sigurisë së Kosovës. Unë mendoj që sot Policia e Kosovës nuk është duke menduar për Asociacionin, është duke menduar se si ta shmang një sulm të ardhshëm nga shteti serb që mund të vij”, ka theksuar Konjufca.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili po qëndron për vizitë në Gjermani ka diskutuar me udhëheqës të Bundestagut për sulmin terrorist serb kundër Kosovës.
Pas takimeve që pati me presidenten e Bundestagut në Gjermani, Barbala Bas dhe komisionet për punë të Jashtme dhe të Mbrojtjes, kryeparlamentari ka deklaruar se Gjermania ka përgëzuar institucionet e Kosovë në reagimin e Policisë ndaj sulmit terrorist serb./RTK