Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se mendon se do të ishte mirë që të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme, në këtë kohë kur opozita është kaq e zëshme për këtë çështje.
Konjufca ka thënë se nuk mund ta parashikojë nëse sivjet do të ketë zgjedhje, por se mund të ketë nëse ka vullnet nga opozita dhe mazhoranca.
“Nuk e di a do të jetë vit i zgjedhjeve, nuk mund ta parashikoj por edhe nëse do të ishte, në rregull do të ishte. Nëse ky është vullneti i opozitës dhe mazhorancës pse të mos shkojmë në zgjedhje. Nuk mund të shkojmë në zgjedhje nëse nuk ka pajtueshmëri.
Mendoj që ndoshta të ishte mirë të shkojmë në zgjedhje, në këtë moment kur opozita është kaq e zëshme që të ketë zgjedhje”, ka thënë Konjufca në DPT te Fidani.