Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka folur lidhur me çështjen e dinarit, i cili në bazë të rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës që ka hyrë në fuqi më 1 shkurt, përjashtohet nga qarkullimi.
Në një prononcim për media, Konjufca ka thënë se çështja për ndalimin e dinarit është veprim i drejtë i shtetit të Kosovës, pasi sipas tij, askush nuk e di saktë se ku kanë shkuar dinarët e ardhur nga Serbia.
Sipas tij, miliona dinarë hyjnë me kombi në Kosovë dhe këtë ai e konsideron korrupsion.
“Sa i përket dinarit, dinari ka qenë legal përgjatë gjithë kohës. Kështu duhet të trajtohet, për gjërat ilegale nuk ka nevojë me pas shumë negociata me askënd. Janë veprime të drejta të shtetit Kosovës, të domosdoshme, uën nuk mendoj që ka të bëjë shumë me shqetësimin e Serbisë sa i përket mbetjes pas pensione për serbët e Kosovës. Çështja ka të bëjë me cash-in, pa kurrfarë përgjegjësie, regjistri, askush s’e di ku shkojnë sakt, ne s’mund ta bëjmë krahasimin sa po hynë, një përqindje shpërndahet tea ta që sjellin dhe janë përgjegjës për me i kry detyrat e Beogradit në Kosovë. Mund të ketë manipulim, kësaj i vjen era korrupsion, që hynë miliona dinarë me kombi, me mjete të ndryshme Brenda vendit tonë, është e palejueshme. Thjeshtë, ështën jë lloj zyrtarizimi i krejt asaj që mund të vijë nga Serbia si ndihmë, nuk mund të vijnë cash, me thasë, e vetura, s’e di kërkush sa janë. Domethënë e para është dinari, por e dyta është korrupsioni, të dyja këto kombinohen, mendoj që ka qenë një process i domosdoshëm”, ka thënë ai.
Pyetur nëse një çështje e tillë do të diskutohet në dialog, Konjufca është shprehur se nuk ka nevojë për negociata./Sinjali.