Konfiskohen mbi 1 e 700 monedha metalike 2-she false, u deponuan në bankomatet e bankës TEB

Një zyrtar i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), ka njoftuar se në bankomate të ndryshme të bankës TEB janë deponuar mbi 1700 euro, të gjitha 2-she, që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Paratë që dyshohet se janë deponuar në periudha të ndryshme, ndërsa janë konfiskuar në cilësinë e provave materiale.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti ‘Falsifikim i parasë’.

Si masa preventive për ‘shpëtimin’ nga 2 eurot false, shumë biznese në Kosovë kanë filluar të mos pranojnë pagesa me këto monedha.

Ndryshe, falsifikimi i parasë është vepër penale dhe sanksionohet sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Kushdo që prodhon para të falsifikuara me qëllim për t’i vënë në qarkullim si të vërteta, dënohet me burgim prej një deri në dhjetë vjet.