Drejtoria e Shërbimeve Publike të Kryeqytetit ka njoftuar se mirëmbajtja e rrugëve nga ekipet e veta po vazhdon.
Sipas një njoftimi, thuhet se situata aktuale është kryesisht nën kontroll.
Megjithatë, thuhet se si pasojë e ndryshimeve klimatike, mund të ketë probleme të përkohshme në segmente të caktuara.
“Të gjitha rastet janë duke u trajtuar me kohë nga ekipet tona në terren”.
“Në ditët në vijim pritet përkeqësim i gjendjes, ndaj jemi në gatishmëri të plotë për të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme”, u tha në njoftimin e kësaj drejtorie.
