Komiteti Olimpik ngushëllon familjen e Nazif Gashit

Komiteti Olimpik i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së Nazif Gashit, bokserit legjendar që ndërroi jetë dje.

Më poshtë edhe telegrami i plotë, i publikuar në faqen zyrtare të KOK-ut.

𝐓𝐞𝐥𝐞𝐠𝐫𝐚𝐦 𝐧𝐠𝐮𝐬𝐡ë𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢 𝐩ë𝐫 𝐧𝐝𝐚𝐫𝐣𝐞𝐧 𝐧𝐠𝐚 𝐣𝐞𝐭𝐚 𝐭ë 𝐢𝐬𝐡-𝐛𝐨𝐤𝐬𝐢𝐞𝐫𝐢𝐭 𝐭ë 𝐠𝐣𝐞𝐧𝐞𝐫𝐚𝐭ë𝐬 𝐬ë 𝐚𝐫𝐭ë 𝐭ë 𝐊𝐁 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐚, 𝐍𝐚𝐳𝐢𝐟 𝐆𝐚𝐬𝐡𝐢

E nderuara familja, Gashi

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Nazif Gashit, boksierit të gjeneratës së artë të Prishtinës dhe sportistit që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e sportit tonë.

Nazifi ishte shembull i përkushtimit, guximit dhe disiplinës, duke u bërë frymëzim për shumë gjenerata të sportistëve të rinj. Kontributi i tij i çmuar në zhvillimin e boksit dhe në afirmimin e sportit tonë do të mbetet gjithmonë i vlerësuar.

Gjatë karrierës së tij, ai kontribuoi që KB Prishtina të fitonte pesë tituj të ish-Jugosllavisë në vitet 70-ta dhe 80-ta. Ishte reprezentues i ish-Jugosllavisë për katër vite rresht (1974–1978), fitues i turneve të shumtë.

Përveç se humbje e madhe për sportin kosovar, ndarja e tij nga jeta le një boshllëk të pazëvendësueshëm në historinë e boksit tonë.

Në emrin tim dhe të komunitetit sportiv, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta: familjes, miqve të shumtë, Federatës së Boksit të Kosovës dhe KB Prishtina. Ju qoftë i lehtë dheu dhe kujtimi për Nazifin të mbetet i përjetshëm.

𝐕𝐚𝐫𝐫𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐭ë 𝐧𝐝𝐣𝐞𝐫𝐢𝐭 𝐛ë𝐡𝐞𝐭 𝐬𝐨𝐭 𝐧ë 𝐀𝐫𝐛ë𝐫𝐢 (𝐢𝐬𝐡-𝐃𝐫𝐚𝐠𝐨𝐝𝐚𝐧) 𝐭ë 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧ë𝐬, 𝐧ë 𝐨𝐫𝐚 𝟏𝟒:𝟎𝟎. 𝐓ë 𝐞𝐧𝐣𝐭𝐞𝐧 (𝐧𝐞𝐬ë𝐫), 𝐊𝐎𝐊 𝐝𝐨 𝐭ë 𝐨𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐨𝐣ë 𝐦𝐛𝐥𝐞𝐝𝐡𝐣𝐞 𝐤𝐨𝐦𝐞𝐦𝐨𝐫𝐚𝐭𝐢𝐯𝐞, 𝐞 𝐜𝐢𝐥𝐚 𝐝𝐨 𝐭ë 𝐦𝐛𝐚𝐡𝐞𝐭 𝐧ë 𝐬𝐚𝐥𝐥ë𝐧 𝐞 𝐤𝐮𝐪𝐞 𝐭ë 𝐏𝐚𝐥𝐥𝐚𝐭𝐢𝐭 𝐭ë 𝐑𝐢𝐧𝐢𝐬ë, 𝐦𝐞 𝐟𝐢𝐥𝐥𝐢𝐦 𝐧ë 𝐨𝐫𝐚 𝟏𝟎:𝟎𝟎.

𝐌𝐞 𝐫𝐞𝐬𝐩𝐞𝐤𝐭,
𝐈𝐬𝐦𝐞𝐭 𝐊𝐫𝐚𝐬𝐧𝐢𝐪𝐢
𝐏𝐫𝐞𝐬𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭 𝐢 𝐊𝐨𝐦𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐎𝐥𝐢𝐦𝐩𝐢𝐤 𝐭ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬