Në shtëpinë më të famshme në Kosovë është futur një banor i ri.
Ai është këngëtari afrikano-zviceran Domenik, i cili flet mirë dhe rrjedhshëm gjuhën shqipe – madje ka kënduar edhe disa këngë në shqip.
Me të hyrë në shtëpi, dy opinionistët në studio kanë komentuar prezencën e tij në këtë edicion, duke theksuar se ai po i shton edhe më tepër diversitet shtëpisë.
“Unë besoj që do e presin mirë. E kemi thënë që në fillim që ky Big Brother është me shumë ngjyra dhe ka filluar rrufe-flakë. Tani jemi vetëm duke parë dhe ndjekur çdo ditë dramat e tyre. Besoj se do krijohen miqësi të reja. Pale se si do t’i trazojë ujërat edhe Domeniku”, tha Anita Haradinaj.
Kjo e fundit gjatë mbrëmjes së premte u përfshi edhe në një debat me banorin Gani Gërmia – duke iu drejtuar atij me shprehjen “A e sheh veten në pasqyrë”.
Kjo deklaratë e saj bëri që ajo të komentohet me nota negative nga ndjekësit e spektaklit dhe mu për këtë, spikerja e lajmeve bëri një reagim në transmetim direkt. /Telegrafi/