Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Ferenc Kajari, ka thënë se me kryeministrin Albin Kurti, kanë biseduar sa i përket rrezikut potencial për luftë në Kosovë.
“Përgjigja më e thjesht është jo. Mendoj se lufta nuk është çështje relevante besoj unë. KFOR-i nuk ka parë asnjëlloj indikacioni për një ngjarje të tillë. Nuk ka kërcënim për luftë në këtë pjesë, NATO dhe KFOR-i janë këtu”.
“NATO për një kohë relativisht të shkurtër, mund të shtojë trupa ushtarake dhe mjete shtesë nëse për këtë ka nevojë, por nuk është mirë të flitet për luftë, këtë e kemi diskutuar edhe me kryeministrin Kurti”, tha Kajari.
Këto komente ai i bëri pas situatës që është krijuar për reciprocitetin e Kosovës ndaj Serbisë për targat dhe letërnjoftimet.
Kajari tha se FSK-ja dhe NATO kanë një marrëveshje për aktivitetin e FSK-së në veri të Kosovës dhe në bazë të kësaj ata nuk mund të shkojnë atje pa pëlqimin e komandantit të KFOR-it. sipas tij kështu ka qenë edhe më parë dhe për këtë janë pajtuar të gjithë./rtk/