Komandanti i misionit KFOR, udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka takuar sot në Shtabin e KFOR-it, në Camp Film City, në Prishtinë, ambasadorë të vendeve të Quint-it.
Siç thuhet në njoftimin e tyre të dhënë në facebook, takimi ofroi një mundësi për të ndarë pikëpamjet mbi trendet e sigurisë në Kosovë dhe në mbarë rajonin, transmeton klankosova.tv.
E gjithë kjo siç specifikohet ”mbi përkushtimin e palëkundur të Komunitetit Ndërkombëtar për stabilitetin rajonal dhe për përpjekjet e përditshme të KFOR-it për të zbatuar mandatin e tij në OKB dhe për të mbështetur dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, theksohet mes tjerash.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
Gjeneralmajor Özkan Ulutaş, zhvilloi takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Francës në Kosovë, Olivier Guérot, ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ambasadori i Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı , zëvendës ambasadori Italian në Kosovë, z. Ugo Ferrero, dhe shefja e Seksionit Politik të Zyrës së Përfaqësuesit Special të BE-së, znj. Tuuli Parnsalu.