“Kom me iu mbytë”, prizrenasi kërcënon me jetë prindërit e tij

Një rast i dhunës ndaj prindërve ka ndodhur në lagjen Dardania në Prizren, ku një person dyshohet se i ka kërcënuar me jetë nënën dhe babanë e tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se prindërit janë detyruar të kërkojnë ndihmën e Policisë, pasi janë shqetësuar tej mase nga kërcënimet e të birit, i cili u ka thënë se do i mbys.

Po ashtu viktimë në këtë rast është edhe fqinji i të dyshuarit dhe viktimave, i cili ka dhënë dëshminë e tij lidhur me atë që ka ndodhur.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë arrestuar të dyshuarin, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që 33-vjeçari të dërgohet në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosja’.