Zhvillimet politike në Kosovë vazhdon t’i ndjek më shumë vëmendje. Ish-oficeri britanik, Ade Clewlow, i cili ndihmoi në krijimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës thotë se Kosova duhet të jetë shumë e vëmendshme me ndryshimet gjeopolitike që po ndodhin në botë.
Clewlow thotë se edhe nëse Adminstrata Trump vendos për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova, shtetet e tjera kanë kapacitete të mjaftueshme për të ofruar siguri për shtetin më të ri në Evropë.
Britaniku, përmendi vizitën e Sekretarit të NATO-s, Mark Rutte në Prishtinë, si dëshmi që aleanca veri-atlantike është shumë e përkushtuar për sigurinë e Kosovës.
“Nuk shoh ndonjë arsye që trupat e KFOR-it të tërhiqen nga Kosova. Këtë më së miri e dëshmon edhe vizita e Sekretarit të NATO-s, Mark Rutte dje në Kosovë, i cili foli për rëndësinë e trupave ushtarake të KFOR-it në Kosovë. Megjithatë edhe nëse administrata Trump vendos për largimin e trupave amerikane nga Kosova, shtetet e tjera kanë kapacitete mjaftueshme për të ofruar siguri për vendin”, ka deklaruar ai.
Clewlow thotë se liderët evropianë përfshirë edhe ata britanikë duhet t’i vëzhgojnë me vëmendje veprimet e Serbisë.
Ai vlerëson se Serbia vazhdon të paraqes rrezik për Kosovën.