Kolonat në Prishtinë – Lajmërohet sërish Rama, tregon vendimet që janë marrë

Shumë qytetarë ankohen për vonesat që ua shkaktoi sot eksperimenti i komunës së Prishtinës në trafik, por vetë kryetari Përparim Rama, ka mbërritur në punë. Në Facebook njofton për miratimet që i bëri sot komuna.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njofton për mbarëvajtjen e punës në komunë dhe vendimet që janë marrë sot, pa u deklaruar rreth kaosit të shkaktuar në trafik, për shkak të një testi që Komuna ka vendosur ta bëjë sot në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Miratimet e sotme kanë të bëjnë me Hortikulturën, me Kuzhinën Qendrore dhe me disa këmbime të pronave të paluajtshme.