Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat për pritjet në hyrje dhe dalje të pikave kufitare.
Pika më e ngarkuar për të hyrë në Kosovë është Dheu i Bardhë, ku pritjet janë më shumë se 3 orë, ndërsa për të dalë 10- 20 minuta.
Ndërkaq në Merdarë pritjet janë 10 deri 20 minuta për të hyrë në Kosovë, ndërsa për të dalë deri në 5 minuta.
Në pikat tjera kufitare, nuk ka kolona për të hyrë ose për të dalë nga Kosova.