Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se mërgimtarët janë duke pritur nga dy orë për të hyrë në Kosovës nga pikat kufitare tokësore.
Sipas kësaj qendre, më së shumti pritje ka në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku kolonat janë 2 mijë metra dhe pritjet po shkojnë mbi 2 orë e gjysmë.
Ndërsa pritje ka edhe në pikën kufitare në Merdare, ku edhe aty pritjet janë deri në 2 orë.
Në pikat tjera kufitare situatë është më e qetë.