“Ai është njeri i Serbisë”. “Ai e ka prit Radoiçiqin në qeveri”. Këto janë vetëm dy nga akuzat që palët i hidhnin në drejtim të njëri-tjetrit për synimet e tyre përkatëse në politikë.
Megjithatë, zgjedhjet lokale po dëshmojnë se afrojnë mes vete edhe kundërshtarë të këtillë.
Koalicioni para balotazhit në Prizren e Junik e dëshmon një gjë të tillë. Anise “kapot” s’e kanë thënë as edhe një fjalë të vetme rreth kësaj çështjeje, padyshim se pa miratimin e tyre s’bëhej dot.
Siç edhe është bërë publike tashmë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të bashkëpunojnë në dy komuna, të paktën deri tani. Gjithsesi, për kah aspekti matematikor, padyshim se fiton VV-ja. Kjo për faktin se partia në pushtet, që sipas sondazheve aktuale pritet të dalë e para në zgjedhjet e ardhshme nacionale, me ndihmën e AAK-së synon ta fitojë Prizrenin përballë Shaqir Totajt.
Në anën tjetër, AAK pret ndihmën e “300 votave” të Vetëvendosjes në Junik, për ta mposhtur Ruzhdi Shehun e LDK-së. Madje, sebep i koalicionit të fundit është hiç më pak se njëri prej deputetëve më kritikues të Haradinajt, Nezir Kraki. Fundi i artikullit. /Përmbledhja

