Një burrë është gjetur i vdekur në Klinë të dielën në mbrëmje.
Policia ka njoftuar se viktima është gjetur I shtrirë në rrugë dhe ekipet mjekësorë I kanë dhënë ndihmën e parë dhe e kanë dërguar në Spitalin e Pejës.
Por, fatkeqësisht nga spitali e kanë njoftuar Policinë se burri ka ndërruar jetë.
Me urdhër të prokurorit trupi I pajetë është dërguar në obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar është hasur i shtrirë në rrugë, njësitë policore dhe një ekipe e ndihmës së shpejtë kanë dalur në vendin e ngjarjes, viktimës iu është dhënë ndihma e parë pastaj është dërguar në spitalin rajonal të Pejës. Mjeku përgjegjës në spitalin e Pejës ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.