Një grua është gjetur e vdekur në një banesë në Klinë, shkruan Gazeta Express.
Në vendin e ngjarjes po ashtu ka dal edhe prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.
“Klinë, 28.08.2023 – 09:18. Është raportuar se në një banesë një person dyshohet se është pa shenja jete. Njësitë policore së bashku me njësitin e Qendrës se Mjekësisë Familjare kanë dalur ne vendin e ngjarjes, ku ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima femër kosovare është pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes po ashtu ka dal edhe prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.