Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka bërë me dije se hetuesit e Gjykatës Speciale sërish po e bastinë shtëpinë e ish-ushtarit të UÇK-së, Behar Berisha.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Berisha është ish-bashkëluftëtari Salih Mustafës, i cili tashmë është dënuar nga Gjykata Speciale.
“Sapo u informova se specialja ka filluar sërish bastisje në shtëpinë e bashkëluftëtarit të Calit, Behar Berisha”, ka shkruat Klinaku.