Faton Klinaku nga OVL UÇK-së ka vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë, ku ka thënë se prapa këtyre dyerve do të duhej që ta kenë vendin pjesëtarët e pushtetit serb, duke shtuar se kanë kryer krime e masakra ndaj popullit shqiptar.
Klinaku tutje ka shtuar se sot ka vizituar Jakup Krasniqin, Salih Mustafen, Rexhep Selimin, Pjetër Shalen dhe Kadri Veselin, ndërsa nesër do të vizitojë Nasim Haradinajn, Hysni Gucatin e Hashim Thaçin.
Në fund Klinaku ka thënë se këta shokë i kanë kushtuar jetën e tyre atdheut dhe janë më të fortë se kurrë përballë këtyre sfidave dhe padrejtësive.
Postimi i plotë:
Prapa këtyre dyerve, do të duhej që ta kenë vendin pjesëtarët e pushtuesit serb, që kanë kryer krime e masakra ndaj popullit shqiptar.
Sot i vizituam çlirimtarët:
Jakup Krasniqi, Salih Mustafa, Rexhep Selimi, Pjetër Shala e Kadri Veseli.
Vizitat i vazhdojmë edhe nesër me:
Nasim Haradinaj, Hysni Gucati e Hashim Thaçi.
Shokët këtu i kanë kushtuar jetën e tyre atdheut. Janë më të fortë se kurrë, përballë këtyre sfidave dhe padrejtësive. Kanë shumë vizitorë nga Kosova e vende të ndryshme të botës, sepse populli i respekton si çlirimtarë.