Klinaku i OVL-së reagon ndaj aksionit të Speciales

‘Spektakël të radhës’ e ka cilësuar Faton Klinaku, udhëheqësi i organizatës së veteranëve të luftës, operacionin e sotëm të Prokurorisë së Specializuar të Hagës.

Prokuroria e Specializuar në Hagë ka zhvilluar sot bastisje në vendbanimet e Blerim Shalës dhe Bashkim Smakës, dy ish-këshilltarëve të Hashim Thaçit, njërit prej katër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që po gjykohet në Hagë.

Për Faton Klinakun, aksioni i prokurorisë nuk ka seriozitet.

“Batisjet e Speciales, spektakël i radhës. Kinse po bëjmë e po gjejmë diçka!”, ka thënë Klinaku në një shkrim në Facebook të hënën.

https://permbledhja.com/ish-ambasadori-amerikan-be-ja-duhet-te-ndaloje-se-perkedheluri-vuciqin/