Ditë më parë është publikuar Ligji i ri për pagat në sektorin publik por që nuk është konfirmuar ende vlera e koeficientit.
Pritet që pagat e të gjithë zyrtarëve publikë të ndryshojnë.
Mësimdhënësit e shkollave të mesme parashihet të paguhen afër 700 euro.
Me koeficientin e deritanishëm pritet që një rektor të paguhet 1704 euro, dekani 1536 euro ndërkaq një profesor i rregullt 1488 euro.
Në miratimin e buxhetit të vitit të ardhëm do të vendoset për vlerën e të koeficientit dhe atëherë do të dihen saktësisht pagat e sektorit publik.
Propozimi i Qeverisë Kurti që vlera e re e koeficientit të jetë 120 euro.