Kjo komunë e Kosovës detyrohet t’ua paguajë mbi 130 mijë euro zjarrfikësve

Gjykata Themelore në Gjilan, dega në Kamenicë, e ka aprovuar pjesërisht kërkesëpadinë e paditësve R.B., F.I., S.B., Sh.S., F.M., B.I., M. K., S.R., N.Xh., N.R., E.K., D.H., M.M., H.P., I.I., N.A., A.Th., M.L., A.K., Sh.Th., D.D., B.B., R.R., I.S., D.R., R.S., F.M., D.T., H.L., F.A., S.M. dhe G. D., punëtorë të Shërbimit të Zjarrfikësve në Kamenicë, duke e detyruar të paditurën, Komuna e Kamenicës, që atyre t’ua paguajë kompensimin e shtesave në pagë në shumë të përgjithshme prej 130 mijë e 397 euro e 71 centë.

Një vendim të tillë e ka marrë gjykatësi i kësaj gjykate, Artan Abazi, më 9 shtator të këtij viti, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktgjykimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, këtë shumë e paditura Komuna e Kamenicës është detyruar që 32 paditësve t’ua paguajë në emër të kompensimit të punës për orët e vikendit, për orët e punës për festat zyrtare, për orët e punës gjatë natës dhe për orët e punës jashtë orarit të punës, për periudhën kohore nga 17 qershori 2013 e deri më 31 dhjetor 2018.

Sipas aktgjykimit, R.B. do të kompensohet me 1 mijë e 730 euro e 36 centë, F.I. me 4 mijë e 605 euro e 38 centë, S.B. me 4 mijë e 605 euro e 38 centë, Sh.S. me 4 mijë e 605 euro e 38 centë, F.M. me 1 mijë e 514 euro e 6 centë, B. I. me 2 mijë e 900 euro e 46 centë, M.K. me 5 mijë e 24 euro e 5 centë, S.R. me 1 mijë e 514 euro e 6 centë, N.Xh. me 4 mijë e 605 euro e 38 centë, N.R. me 4 mijë e 605 euro e 38 centë, E.K. me 2 mijë 900 euro e 46 centë, D.H. me me 4 mijë e 605 euro e 38 centë, M.M. me 3 mijë e 31 euro e 67 centë, H.P. me 4 mijë e 605 euro e 38 centë, I. I. me 4 mijë e 605 euro e 38 centë, N.A. me 4 mijë e 608 euro e 38 centë, A.Th. me 5 mijë e 24 euro e 5 centë, M.L. me 4 mijë e 605 euro e 38 centë, A.K. me 4 mijë e 605 euro e 38 centë, Sh.Th. me 4 mijë e 605 euro e 38 centë, D.D. me 4 mijë e 605 euro e 38 centë, B.B. me 5 mijë e 24 euro 5 centë, R.Rr. me 2 mijë e 900 euro e 46 centë, I.S. me 2 mijë e 900 euro e 46 centë, D.R. me 4 mijë e 605 euro e 38 centë, R.S. me 5 mijë e 24 euro e 5 centë, F.M. me 4 mijë e 605 euro e 38 centë, D.T. me 4 mijë e 605 euro e 38 centë, H.L. me 4 mijë e 605 euro e 38 centë, F.A. me 4 mijë e 605 euro e 38 centë, S.M. me 5 mijë e 112 euro e 20 centë dhe G. D. me 2 mijë e 900 euro 46 centë.

Ndërkaq, pjesa tjetër e kërkesëpadisë e të gjithë paditësve, në shumë prej 148 mijë e 929 euro e 3 centë, shumë kjo e kërkuar në emër të kompensimit të punës për orët e vikendit, për orët e punës për festat zyrtare, për orët e punës gjatë natës dhe për orët e punës jashtë orarit të punës, për periudhën kohore nga 1 janari 2003 e deri më 16 qershor 2013, përtej shumës së gjykuar është refuzuar si e pabazuar nga gjykata.

“DETYROHET e paditura, që paditësve, t’ua paguajë shpenzimet e procedurës kontestimore në shumë të përgjithshme prej 3.935.00 (tremijë e nëntëqind e tridhjetë e pesë) euro, në afat prej 7 ditësh, pas ditës së pranimit të këtij aktgjykimi nën kërcënim të përmbarimit me detyrim. Ndërsa pjesë tjetër e shumë prej 623.00 (gjashtëqind e njëzet e tre) euro, e kërkuar në emër të shpenzimeve të procedurës REFUZOHET SI E PABAZUAR”, thuhet në aktgjykim.

Ndryshe, 32 paditësit, punëtorë të Shërbimit të Zjarrfikësve në Kamenicë, përmes të autorizuarit të tyre, më 17 qershor 2016, në gjykatë kanë parashtruar padi kundër të paditurës Komuna e Kamenicës, për kompensimin e shtesave në pagë, me vlerë të kontestit prej 279 mijë e 326 euro e 74 centë.