Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) ka bërë të ditur se nuk do t’i bashkangjitet grevës së SBASHK-ut, meqë i kanë parë se kërkesat e tyre nuk përputhen me ato të punonjësve shëndetësore.
FSSHK-ja këtë e ka njoftuar me anë të një komunikate se punonjësit shëndetësor gëzojnë 60 euro prej shtesave, shkruan lajmi.net.
“Kryesia e FSSHK-së në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur me datë 25.08.2022 pas shqyrtimit të situatës si dhe paralajmërimit të SBASHK-ut dhe Administratës për fillim të Grevës së Përgjithshme,del me qëndrim kundër Grevës respektivisht nuk i bashkëngjitet Grevës për shkak se kërkesat nuk janë në interes të punëtorëve shëndetësor sepse punëtorët shëndetësor e gëzojnë shtesën prej 60 euro dhe nuk wshtw arsye e mjaftueshme FSSHK të merr veprime sindikale siq janë Grevat për 40 euro gjithashtu se Ligji i Pagave është proceduar për miratim në Qeveri dhe priten konsultime rreth tij,Kryesia vendos që ti hap rrugë dialogut për vërejtjet dhe kërkesat e punëtorëve shëndetësor ti realizojë nëpërmjet dialogut me komisionet përkatëse si dhe me Qeverinë e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.
“Prandaj duke pasur parasysh edhe situatën politike duke mos përjashtuar mundësinë e veprimeve sindikale,konsideron se për momentin nuk ka asnjë arsye madhore të hyjmë në Grevë”, përfundon komunikata.