Banesë në vlerën e 50 mijë eurove, shtëpi në vlerën e 300 mijë eurove e dyqan në vlerën e 150 mijë eurove. Kjo është pasuria që e ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion, kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Kollqaku.
Në institucionet bankare ajo ka deklaruar se posedon 3 mijë e 500 euro si dhe mbi 1 mijë e 700 euro ka detyrime financiare.
Kollqaku nga buxheti shtetëror përgjatë një viti për punën e saj paguhet 21 mijë e 400 euro, nga mëditjet 78 euro si dhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë dega në Pejë ajo paguhet mbi rreth 2 mijë euro.