Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës Ganimete, i ishte nënshtruar një operimi në zemër, Gjermani.
Operimi ka rezultuar me sukses.
Lidhur me gjendjen shëndetësore detaje ka dhënë motra e saj, Fatmirja.
Sipas saj, për shkak të natyrës delikate të ndërhyrjes, deputetja e PDK-së ka ende nevojë për qetësi dhe përkujdesje.
“Do t‘ju jemi përjetë mirënjohëse për mbështetjen morale dhe materiale. Dashurinë dhe solidaritetin tuaj do ta mbajmë si një kompas për të ecur në rrugën e duhur. për të na e kujtuar e rikujtuar se sa njerëz të mirë kemi rreth vetës dhe se gjithmonë ja vlenë të jetosh jetën e bazuar në vlera dhe parime”, tha motra e deputetës së PDK-së, transmeton Klankosova.tv