Policia e Kosovës ka arrestuar një serb shtetas i Malit të Zi në pikën kufitare në Bërnjak, pasi gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar “një tabelë metalike me mbishkrim, një duks me mbishkrim, ndërresa po ashtu me mbishkrime të ndryshme që nxisin përqarje, një uniformë ushtarake”.
Policia pas inicimit të rasti, të dyshuarit ka liruar në procedurë të rregullt hetimore.
Rasti është inicuar si “nxitje e përqarjes dhe mosdurimit”.
Raporti i plotë:
INCIDENTET KRIMINALE
NXITJE E PËRQARJES DHE MOSDURIMIT
SPK Bërnjak / 04.11.2023 – 09:05. Është arrestuar i dyshuari serb, shtetas i Malit të Zi, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar: një tabelë metalike me mbishkrim, një duks me mbishkrim, ndërresa po ashtu me mbishkrime të ndryshme që nxisin përqarje, një uniformë ushtarake, etj. Po ashtu në cilësi të dëshmitarit është intervistuar edhe shoqëruesi i të dyshuarit në veturë mashkull serb, shtetas i Malit të Zi. Të njëjtit pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.