Të dëgjosh lajme për emra shqiptarë të suksesshëm në diasporë tashmë është bërë normale.
Numrit të sukseseve në diasporë pa dyshim se i shtohet edhe mjeku kardiokirurg, Bedri Ramadani.
Bedri Ramadani është doktor në shtetin e Gjermanisë. Përfundoi me sukses studimet-specializimet e larta për mjekësi dhe tani ushtron profesionin e tij si mjek kardiokirurg në qytetin Dyseldorf.
Ai qe shumë vjet ushtron profesionin e tij në Universitätsklinikum Düsseldorf, klinikë kjo shumë e njohur për sukseset e ndërhyrjeve kardio.
Ai tashmë është ndër specialistët e rrallë në kardiokirurgji për ndërhyrjet minimalinvazive të valvulave të zemrës, posaçërisht rekonstruksioni i valvules mitrale, disektionet e aortes, por edhe transplantimet e zemrës, endokarditidi infekcioz dhe shumë ndërhyrje të kombinuara në zemër.
Doktor Ramadani thuhet se deri tani ka kryer me sukses mbi 6000 ndërhyrje në zemër dhe ka transplantuar zemrën e 300-të.