Kia po planifikon të rrisë jo vetëm linjën e automjeteve elektrike (EV) por edhe gamën e atyre hibride.
Së fundmi, marka koreano-jugore ka përsëritur qëllimet e saj për ndërtimin e 15 veturave tërësisht elektrike deri në vitin 2027, me një shitje vjetore prej 1.6 milion njësi deri në vitin 2030.
Bëhet e ditur se Kia synon të prezantojë të paktën një EV të ri çdo vit, nga tani deri në vitin 2027, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
I pari prej tyre do të jetë një crossover-i elektrik EV3 i cili do të prezantohet në gjysmën e dytë të vitit 2024. Më vonë, atij pritet t’i bashkohet edhe EV2 me fokus në Evropë dhe EV4 më i madh.
Gjithashtu, Kia planifikon të nxjerrë në treg edhe dy automjete tjera elektrike specifike për rajonin, ku njëra do të jetë një Carens EV për Indinë.