Misioni i KFOR-it, i udhëhequr nga NATO ka reguar lidhur me disa spekulime të bëra në rrjetet sociale, se KFOR po ndalon disa zyrtarë kosovarë të kalojnë në veri të Kosovës.
Sipas KFOR-it këto spekulime janë të pabaza dhe se KFOR-i nuk ndërhyn kurrë në lirinë e lëvizjes së individëve nëpër Kosovë.
”KFOR-i nuk ndërhyn kurrë në lirinë e lëvizjes së individëve nëpër Kosovë. Ne vazhdojmë të ofrojmë një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, në përputhje me mandatin tonë të OKB-së, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), respektivisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë. Ne vazhdojmë të bashkëpunojmë me institucionet në Kosovë në baza ditore”, thuhet në reagimin e KFOR-it.