Policia e Kosovës ka njoftuar se një njësi e KFOR-it e kanë gjetur një pushkë me 13 fishekë, të varur në një pemë në Zveçan.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet relevante policore, përfshirë forenzikën, të cilët kanë sekuestruar armën dhe municionin. Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti vazhdon të hetohet.
“Zvecan / 08.05.2024 – 20:28. Raportohet se nga një njësi e KFOR-it, në një pemë është gjetur e vendosur/varur një pushkë me 13 fishekë kalibrash të ndryshëm dhe një gëzhojë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante policore, përfshirë forenzikën, të cilët kanë sekuestruar armën dhe municionin. Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim. /Express/