Dy infermieret e tjera që janë arrestuar nga Policia për rastin e të rrahjes së të moshuarës në shtëpinë e pleqve në Pejë, përpos Aurona Pelajt, janë Altina Rexhepi dhe Remzie Kuqi, merr vesh Front Online nga burimet e saja.
Policia në Pejë e ka konfirmuar se punonjëset e shtëpisë së pleqve “Orenda” janë arrestuar në lidhje me rastin e sulmit fizik ndaj të moshuarës në Pejë, teksa nga Prokuroria kanë bërë të ditur se tri të dyshuarat janë ndaluar për 48 orë./Front Online