Pasi që një klasë nisi mësimin, nesër pritet që të nisin mësimin edhe pesë klasë të tjera në shkollën “Fehmi Agani” në Gjakovë.
Ndërkohë, nga kjo e hënë, në shkollën “Mustafa Bakiu” kanë nisur mësimin pesë mësimdhënës me nxënësit e tyre.
Në shkollën “Kelmend Rizavanolli” po ashtu sot ka nisur mësimi në tërësi, e cila është shkollë për ciklin e ulët.
Disa mësimdhënës të këtyre shkollave kanë thënë se po e nisin mësimin pasi nuk pati marrëveshje në takimin mes kryeministrit Albin Kurti dhe kreut të SBAShK-ut, Rrahman Jasharajt, për çka kishin pasur shpresa se një marrëveshje do arrihej.