Çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës nga pompat e derivateve në Kosovë është 1.75 euro për litër, për benzinë është 1.69 euro dhe çmimi maksimal i lejuar për shitjen e gazit është 0.78 euro.
Kështu ka njoftuar Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Sipas njoftimit, çmimet e lartëcekura vlejnë për datat 10 dhe 11 korrik 2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 48 orë nga data dhe ora e publikimit.