Gazeta Sinjali raportoi sot për denoncimin e një 36-vjeçari nga Gjilani, i cili ka raportuar se është privuar kundërligjshëm nga liria dhe është rrahur nga dy persona. Motivet e rastit akoma nuk dihen, por që tashmë është iniciuar hetim dhe janë prangosur dy persona.
Të dyshuarit për këtë rast janë Fazli Fazliu dhe Naser Fera, të cilët ndodhen nën masën e ndalimit policor.
Në bazë të dëshmisë së viktimës, dy të dyshuarit e kanë mbajtur me zor në një lokal në lagjen Dardania në Gjilan, ku edhe e kanë rrahur e më pas dyshohet se e kanë lënë të lirë.
Posa Policia është njoftuar për rastin, janë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe dy personat e përfshirë janë identifikuar, ndërsa janë siguruar edhe pamje të kamerave të sigurisë.
Si rezultat, të dyshuarit janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar nga hetuesit.