Policia në Pejë ka arrestuar katër persona të dyshuar pasi tentuan ta djegin një lokal atje me shishe mollotovi. Të njëjtit kanosën me jetë edhe një zyrtar të Policisë së Kosovës dhe si u sollën në mënyrë arrogante me ekipin mjekësor i cili ju ofroi ndihmë mjekësore.
Dy personat që dyshohet se fillimisht e thyen xhamin e lokalit dhe më pas tentuan ta djegin atë janë: Dior Berisha dhe Bekë Myrteza.
Për rastin ka folur edhe policia, e cila ka njoftuar se të dyshurit janë sjellur keq edhe me mjekët si dhe kanë kanosur me jëtë një zyrtar policor, pas tretmanit mjeksor që u desh të marrin.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, të njëjtit fillimisht kanë thyer xhamin e lokalit të viktimës mashkull kosovar, e më pas kanë tentuar të vënë zjarrin duke hedhur shishe mollotovi. Të dyshuarave i është ofruar tretman mjekësor, ku gjatë tretmanit kishin shfaq sjellje arrogante ndaj ekipit mjekësor, e më pas kanë kanosur me jetë zyrtarin policor”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia pas hetimeve ka arrestuar edhe dy persona të tjerë, të cilët dyshohet se i kanë ndihmuar dy të parët.
Dy të arrestuarit e fundit janë: Ledion Agusholli dhe Melos Emra.
Me vendim të prokurorit katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Sinjali