Në njërin nga lokalet më të famshme në Prishtinë, në “Che Bar” sot rreth orës 13:00, janë ndaluar dy persona nga Policia, raporton Gazeta Sinjali.
Siç mëson Gazeta Sinjali personat e ndaluar janë: Zenel Jashari dhe Valon Demolli.
Ende nuk dihen arsyet e ndalimi të tyre nga Policia dhe se çfarë vendimi ka marrë Prokurori ndaj tyre.
Derisa një person i tretë që dyshohet se kishte armë me vete, siç merr vesh Gazeta Sinjali, është arratisur nga lokali dhe Policia është në kërkim të tij.