Jeton Zulfaj, këshilltar i Kryeministrit Kurti ka reaguar pasi zëdhënësi i BE-së, Peter Stano tha se Kosova duhet t’i shmangë veprimet e njëanshme që nxisin tensione.
Zulfaj përmes një postimi në rrjetin social “X” ka shkruar se nuk duhet të ngatërrohet qëllimi i dialogut por as periudha në të cilën jetojmë.
“Le të mos ngatërrojmë as periudhën në të cilën jetojmë, as se për çfarë është dialogu në Bruksel, Peter. Institucionet e drejtuara nga serbët ia mbathën me ushtrinë serbe në vitin 1999 pasi kryen spastrim etnik dhe gjenocid, qindra masakra dhe vranë mijëra civilë, duke përfshirë 1,133 fëmijë”, ka shkruar Zulfaj.
BE-ja ka reaguar pas aksionit të Policisë për mbylljen e katër komunave paralele në Dragash, Pejë, Istog dhe Klinë.
“BE-ja i kërkon Kosovës edhe një herë t’i shmangë veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet dhe t’i adresojë këto çështje nëpërmjet dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka deklaruar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.