Këshilltari i kryeministrit Kurti, Hysamedin Feraj, e ka bërë një postim të rëndë ndaj mediave në Kosovë.
Feraj është shprehur në mënyrë ironike por duke i goditur mediat kosovare dhe duke i lidhur ato me Serbinë.
“Biznesi mediatik në Kosovë do ta fitojë betejën gjyqësore: Aktiviteti i tij është në përputhje të plotë me kushtetutën e Serbisë!” – ka shkruar Feraj në profilin e tij në Facebook, por pas disa minutash e ka fshirë atë.
Besohet që ky sulm i ri ndaj mediave është i lidhur me vendimin e së premtes ndaj Klan Kosovës, mediumit të cilit pushteti tashmë po ia rrezikon seriozisht mbylljen.