“Parimi i reciprocitetit dhe i simetrisë së të drejtave të pakicave kombëtare në Ballkan Perëndimor, është formula e duhur për arritjen e një paqe të qëndrueshme e afatgjate në rajon”, ka thënë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas një takimi që ka pasur në zyren e tij me përfaqësues të pakicave kombëtare shqiptare dhe boshnjake në Serbi.
Në mesin e përfaqëssve që ka takuar Kurti, ishte edhe Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik në Sanxhak, Sulejman Uglan, i cili në shkurt të këtij viti ka kërkuar Asociacion për boshnjakët e Sanxhakut. Shtetit serb ai i kishte shkruar letër ku kërkonte që “boshnjakëve t’u jepen të drejtat njësoj siç po i kërkon serbët e Kosovës”.
Përveç Vuçiqit, letrën ia ua kishte dërguar edhe përfaqësuesive të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, përfaqësuesit special për dialog, Miroslav Lajçak dhe të dërguarit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Por, se për atë se a ka pranuar përgigje ndonjëherë për këtë gjë, nuk është njoftuar asnjëherë.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Këshilltaren Politike, Ardita Sinani pritën në takim Kryetarin e Partisë Aksioni Demokratik në Shanxhak (SDA), Dr. Sulejman Ugljanin, deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, përfaqësuesit politikë boshnjakë në Serbi, Esad Salihovic, Selma Kucevic, Ado Kameniscanin, dhe Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Nevzad Lutfiu”, njoftoi Zyra e Kryeministrit.
“Tema tjera të diskutimit ishin edhe mandatet e garantuara, përfaqësimi i garantuar institucional, pasivizimi i adresave të vendbanimeve, shkelja e të drejtave të pakicave dhe vështirësitë në përdorimin e gjuhës dhe simboleve”, u tha gjithashtu në kumtesën për media.