Pas vdekjes së nënës e të birit të saj 5-vjeçar në Pejë, në rrjetet sociale kanë filluar hipotezat nga më të ndryshmet rreth asaj se kush është fajtori.
Kishte nga të atillë që ua linin fajin autoriteteve, për shkak të rrugëve jo të mira, përcjell 07 Press.
Megjithatë, kreu i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri nuk pranoi të flasë për këtë çështje.
Në një prononcim aksidental para mediave, tha se dy jetë kanë shkuar, kurse gjërat e tjera rregullohen.
Gjithsesi, për të qenë korrekt, ekzaminimet janë në fazën fillestare, andaj për një vlerësim më konkret rreth asaj nëse ka fajtor apo jo, duhet pritur edhe pak.