Qeveria e Kosovës ka miratuar të martën e kaluar vendimin për dyfishimin e pagesave për përfituesit e skemave të ndihmave sociale për muajin tetor.
Dyfishim të pagesës në muajin tetor do të marrin pensionistët dhe familjet me asistencë sociale nga Pako e Ringjalljes Ekonomike.
Megjithatë, kjo ndihmë shihet si e pamjaftueshme dhe këto kategori kanë kërkuar që të ketë dyfishim edhe për muajin nëntor dhe dhjetor të këtij viti.