Një grua dyshohet se i dha fund jetës duke kërcyer nga një xhami në qytetin e Podujevës.
Sinjali mëson se viktima që mbeti e vdekur është Kimete Islami, 58-vjeçare.
Ukraine’s Highest Priority Is Life-Saving Medical Aid
UA PATRIOTS
E ndjera dyshohet se kishte hipur në kulmin e një xhamie dhe që aty kishte komunikuar me dy dëshmitarë të rastit.
Më pas ajo dyshohet se ka kërcyer nga kulmi i objektit fetar, duke humbur kështu jetën si pasojë e lëndimeve të rënda që mori.
Njësiti mjekësor i emergjencës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar pas ekzaminimit për shenjat vitale ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.
Po ashtu në vendngjarje kanë dalë edhe njësitë policore, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme, duke identifikuar viktimën me anë të mjetit identifikues të cilin e kishte në çantën e saj.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.