Kërcënohen me vrasje dy pjesëtarë të KFOR-it në Prizren

Dy pjesëtarë të KFOR-it janë kërcënuar me vrasje.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lubiçevë të Prizrenit.

Rasti është konfirmuar për Klankosova.tv nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi Shaqir Bytyqi, tha se njëri nga të dyshuarit është arrestuar derisa tjetri është i identifikuar dhe është në kërkim.

“Me date 26.02.2024 rreth orës 10:10 policia ka marre informatën se ne fshatin Lubiqev dy persona të dyshuar i kane kanosur pjesëtaret e KFOR-it Italian të cilët ishin për vizite ne atë fshat. Patrulla policore ka dale në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar me karabinierët të cilët kanë deklaruar se për deri sa ishin duke qëndruar në një lokal aty në fshat, të dyshuarit afrohen fillimisht duke i ofenduar e me pas njeri nga te dyshuarit i ka kanosur me vrasje duke ju thënë ,,se do shkoj në shtëpi të marr Kallashnikovin dhe do ju vras të gjithëve””, tha Bytyqi.