Këngëtarja e muzikës popullore Maya është dhunuar fizikisht nga bashkëshorti.
Në bazë të vendimit të gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë më datë 19 mars 2024, Fatbardha Ulbirch e njohur me emrin e artit Maya Aliçkaj, është pajisur me urdhër mbrojtje, për shkak të dhunës nga bashkëshorti i saj.
Mesa duket ajo dhe Arben Ulbirch (Arben Shuaipi), kanë pasur konflikte prej kohësh me njëri tjetrin.
Sipas vendimit të gjykatës Shuaipi urdhërohet që të mos i afrohet bashkëshortes së tij, më shumë se 200 metra, duke nënkuptuar edhe vilën e tyre në zonën e Mulletit.
Gjithashtu bashkëshorti i saj, duhet të bëhet pjesë e programeve të rehabilitimit kundër dhunës në familje.
Ndërsa nuk përjashtohet mundësia, që kjo lëvizje nga ana e këngëtares, mund të jetë bërë për konflikte mbi pasurinë që çifti kanë pasur së bashku.
Përveç shtëpisë në Mullet Maja dhe bashkëshorti i saj thuhet se kanë edhe dy vila në zonën e Rolling Hills.
Aktualisht ata janë prindër të një djali i cili erdhi në jetë vetëm para disa vitesh.