KEDS ka publikuar një njoftim ku ka bërë të ditur se si qytetarët të informohen për reduktimet dy orëshe të planifikuara në lagjet e tyre.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, bëhet e ditur se informimi mund të bëhet përmes ueb faqes së KEDS-it.
“Informimi i konsumatorëve për kohën e kufizimeve të planifikuara është duke u bërë përmes ueb-faqes së KEDS, më saktësisht përmes hartës, ku konsumatorët mund të shohin kufizimet e planifikuara që do të ndodhin në pikën matëse të saj/tij apo të lagjes ku jeton”, thuhet në njoftimin e KEDS.
https://permbledhja.com/e-merr-vesh-evropa-reuters-shkruan-per-reduktimet-e-rrymes-ne-kosove/
Reagimi i KEDS:
Njoftohu për kufizimet e planifikuara në hartë.
Duke qenë se kriza energjetike tashmë është thelluar në vendin tonë për shkak të pamundësisë për t’i mbuluar çmimet e importit, kufizimet e planifikuara me energji elektrike kanë filluar për të gjithë konsumatorët.
Këto kufizime sipas planit të dërguar nga KOSTT, do të vazhdojnë të jenë rreth 2 orë për secilin grup të konsumatorëve, në periudha të ndryshme të ditës.
Informimi i konsumatorëve për kohën e kufizimeve të planifikuara është duke u bërë përmes ueb-faqes së KEDS, më saktësisht përmes hartës, ku konsumatorët mund të shohin kufizimet e planifikuara që do të ndodhin në pikën matëse të saj/tij apo të lagjes ku jeton.
Vizito: https://outage.keds-energy.com/